Djali i ish-deputetit të PD dh*nohet në lokal në Lundër, autorët nxorrën sende të forta nga bagazhi/ Ja çfarë DYSHOHET (EMRI+FOTO)

Detajet nga sherri me sende të forta në Lundër, ku u dhunua me sende të forta Krist Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Sipas burimeve policore, fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.

Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.


Shtuar 25.04.2025 22:08

Tags: ,