Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë të 23 vjetorit të tij, ai i ka bërë një dedikim babait të tij, i cili ndodhet për gjykim në Hagë.
Endriti ka postuar në Instastory një foto me të atij dhe ka shkruar mbi të se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka babain afër. Megjithatë, ai shprehet i lumtuar që ka biseduar me të përmes telefonit.
“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë”, ka shkruar ai.
“Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar Endriti./albeu.com/