Djali i George Soros publikon foton me Ramën: E ka shndërruar Tiranën në një nga qytetet më të veçanta

Aleks Soros, djali i multimiliarderit George Soros, ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama në rrjete sociale.

Krahas saj ai shkruan se është duke festuar me kryeministrin në Tiranë, ndërsa shton se këtë të fundit e ka kthyer në një nga qytetet më të veçanta.

“Duke festuar Tirana, në Tiranë me njeriun që e shndërroi atë në një nga qytetet më të veçanta në botë”, shkruan ai.


Shtuar 22.03.2022 21:49