Ditën e djeshme, djali i biznesmenit të njohur Mentor Pajtoni, Amarildo, ndërroi jetë. Policia e Durrësit, ka proceduar në gjendje të lirë një shofer nga Kosova, i cili u përfshi në aksident me 27-vjeçarin.
Policia bën me dije se i riu ishte duke lëvizur me motor në aksin Kavajë-Rrogozhinë, kur u përplas nga pas me makinën e një 38-vjeçari nga Kosova.
Gjithashtu, vlen të theksohet se kosovari nuk ka qenë në efektin e alkoolit, pasi nga kryerja e testit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27-vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:
Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.
Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.