Djalë apo vajzë? Boksieri shqiptar dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi, janë bërë prindër për herë të parë.

Boksieri dhe Marigona kanë mirëpritur në jetë një djalë.

Kujtojmë që gjatë një interviste që dhanë pak muaj më parë, ata zbuluan dhe se si janë njohur.

“Jemi njohur prej 6 vitesh, kemi pasur një raport miqësor.”, tha Marigona ndërsa Robini shtoi: “Zemrën ia mora me shumë punë por me të vërtetë jam shumë i lumtur që sot jam me Marigonën dhe po krijojmë një familje. Është dhurata më e madhe që kam marrë në jetë.”/albeu.com