Ditmir Bushati: Protestat janë një revoltë sociale kundër privatizimit të hapësirave publike

Në një intervistë për “TheNewsAgents”, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ka cilësuar protestat që kanë vijuar prej 84 ditësh me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si një prej mobilizimeve më të mëdha shoqërore në Shqipëri që nga përfundimi i regjimit komunist.

Bushati tha se pas protestave qëndron një pakënaqësi e akumuluar sociale, e cila është krijuar gjatë dekadave të fundit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo lëvizje nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e një zone natyrore, por edhe me mënyrën se si është zhvilluar jeta publike dhe ekonomike në vend.

Ditmir Bushati: Protestat janë vendosur në qendër të vëmendjes dhe debatit publik, pasi që prej rënies së komunizmit nuk janë parë protesta kaq të mëdha dhe intensive në rrugët e Tiranës. Paralelisht, është vërejtur edhe angazhimi i diasporës shqiptare. Një e treta e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë, kryesisht në kryeqytetet perëndimore, ku janë zhvilluar tubime në mbështetje të kauzave të protestuesve në Tiranë.

TheNewsAgents: Në pamje të parë, kjo mund të duket si një çështje e kufizuar, që lidhet me një rezervat natyror në një ishull të caktuar. Çfarë e ka bërë situatën kaq të tensionuar?

Ditmir Bushati: Përtej çështjes së natyrës, kjo situatë lidhet me kapitalizmin grabitqar të përjetuar gjatë 30–35 viteve të fundit. Hapësirat dhe të mirat publike janë zvogëluar vazhdimisht dhe, në njëfarë mënyre, janë “privatizuar” nga një grusht njerëzish.

Bushati theksoi se në shoqëri po rritet pakënaqësia për pabarazitë dhe mungesën e mundësive. Ai tha se njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se zhvillimi i viteve të fundit, është realizuar në dëm të lirive të tyre politike dhe ekonomike.

“Kjo është shumë më tepër sesa mbrojtja e natyrës. Bëhet fjalë për mënyrën se si funksionon jeta publike në këtë vend dhe për shpërndarjen e pabarabartë të mundësive ekonomike. Unë i shoh protestat si një kërkesë për të pajtuar mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës me zhvillimin, si dhe të mirat publike me ato private”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm shpreson që kjo periudhë të shërbejë si një moment përcaktues për Shqipërinë, duke e orientuar vendin gradualisht drejt një modeli tjetër ekonomik: nga kapitalizmi grabitqar i 30–35 viteve të fundit, te një kapitalizëm më social.


Shtuar 23.08.2026 12:54

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş