“Ditëzi, rri te parkingu i PD për një shampo”! Plas sherri mes analistëve në emision, Mërtiri – Bushatit: O zar i Berishës

Analistët Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri janë përballur deri në terma personale ditën e sotme në studion e Open në Top Channel.

Gjithçka nisi pas argumentave të Mërtirit me të cilat nuk binte dakord Bushati dhe Abilekaj, lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut.

Debati

Bushati: Edhe po të ikje, do shpëtoje fytyrën meqë the mos më bëni të iki

Mërtiri: Po rri mos më fol mua për fytyrë ti

Bushati: Pse mo

Mërtiri: Po se ti je gazetar me vilë meqë akuzove politikanët me vila

Bushati: Po ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi

Mërtiri: Unë e di nivelin tënd

Bushati: O lëtyrë, o ditëzi

Mërtiri: Ti je zar i Berishës, e hiqesh sikur je kundërshtar i tij

Bushati: Ti i thua më jepni ca lekë për shampo, o ditëzi.


Shtuar 10.02.2022 22:20