Ditë zie për Fjolla Morinën, humb personin e dashur (FOTO LAJM)

Këngëtarja Fjolla Morina ditën e sotme ka humbur një nga njerëzit e shtrenjtë të familjes, gjyshen e saj.

Lajmin e trishtuar e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të disa fotove të ndara në Instastory.

Fjolla, mesazhin prekës për humbjen e madhe, ka vendosur ta shoqërojë me kujtime nga dita e ditëlindjes së gjyses së saj të ndjerë.

“Me këtë buzëqeshje do të të mbajmë mend gjithë jetën! U prefsh në paqe gjyshja ime e dashur! Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak më ndryshe. Duart tona të lidhura në momenntet e fundit të jetës tënde nuk do ti harroj kurrë,”-shkruan këngëtarja.

 

Shtuar 22.06.2021 21:43