Dita nis me vdekje! Aksidenti pas mesnate në Tiranë i merr jetën 36-vjeçarit

Në orët e para të ditës së sotme, vetëm pak pas mesnate, një aksident me vdekje ka ndodhur në Ndroq.

Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri –tjetrin.

Mjeti me drejtues V.B, është aksidentuar me mjetin me drejtues 36-vjeçarin Sh.B., i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 01:50, në Ndroq, mjeti me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me mjetin me drejtues Sh. B., rreth 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Sh. B. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.08.2021 08:44