Dita nis me diell, por pasdite rikthehen vranësirat: Si pritet të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Gjatë pasdites vranësirat do të intensifikohen duke bërë që gjatë natës të nisin reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por priten edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 11°C.


Shtuar 6.04.2021 08:04

Tags: