Dita e tetë e protestës në Divjakë, banorët refuzojnë bashkimin me Lushnjen

Për të tetën ditë radhazi, banorët e Divjakës kanë protestuar kundër propozimit për bashkimin e bashkisë së tyre me Lushnjen, duke kërkuar që Divjaka të vijojë të funksionojë si njësi vendore më vete.

Mbrëmjen e së premtes, protestës iu bashkuan qytetarë nga Divjaka dhe njësitë administrative përreth. Ata ritheksuan kundërshtimin ndaj projektit të reformës territoriale, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjes.

Të lidhura

None found

Në tubim, qytetarëve iu dha mundësia të flisnin përmes mikrofonit të hapur. Pjesëmarrësit paraqitën shqetësimet e tyre dhe kërkuan që vullneti i komunitetit të merret në konsideratë gjatë vendimmarrjes.

Disa nga protestuesit dogjën kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste, ndërsa organizatorët filluan mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion drejtuar institucioneve shtetërore. Përmes tij kërkohet anulimi i ndryshimeve territoriale të propozuara.

Edhe këtë mbrëmje, tubimi përfundoi me një marshim të qytetarëve nëpër rrugët e Divjakës.

Banorët janë shprehur se protestat do të vazhdojnë derisa të merret një vendim që, sipas tyre, siguron ruajtjen e Divjakës si bashki më vete.


Shtuar 7.08.2026 22:48

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetcup girişbetcio