Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në Tiranë

Sot ka nisur zyrtarisht mësimi edhe në shkollat private dhe trafiku në kryeqytet është paraqitur mjaft i rënduar.

Rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar nga një radhë e gjatë makinash, të cilat kanë bllokuar totaliasht zonën e rrethrrotullimit të TEG, mbikalimi në Sauk, nga pallati me Shigjeta e deri tek sheshi “Shqiponja”.

Ky trafik i rënduar vjen si pasojë e fillim javës por edhe sepse sot kanë nisur mësimi në shkollat private duke bërë që këtë të hënë, Tirana të zgjohet nga zhurma dhe boritë e makinave./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 09:33