Dita e dytë në Tiranë, Escobar takon Alibeajn, e shoqëron Yuri Kim

Sot është dita e dytë e vizitës së të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.

Escobar mbërriti pak më herët në zyrat e PD-së zyrtare. Ai do të takohet me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Escobar i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u prit në zyrtar e PD-së nga Gazment Bardhi.

Berisha nuk është në agjendën e tij të takimeve.

Pas takimit më Alibeajt, Escobar do të takohet gjithashtu me kreun e Partisë së Lirirsë, Ilir Meta. Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin./albeu.com/ 


Shtuar 12.04.2023 10:33

Tags: