Këtë të premte, protesta e përditshme në kryeqytet vijoi për të 69-ën ditë me radhë. Sikurse në mbrëmjet e kaluara, qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’u drejtuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.
Përpara selisë së qeverisë, protestuesit përsëritën kërkesat e tyre përmes thirrjeve dhe fjalimeve të mbajtura nga një podium i improvizuar.
Të lidhura
None found
Ata kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe ngritjen e një qeverie teknike, ndërsa kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e këtyre synimeve.
Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit nisën, si çdo mbrëmje, marshimin në rrugët e Tiranës.
