Disa ushqime që kanë të fshehur më shumë sheqer sesa mendoni

Ekspertët rekomandojnë që gratë duhet të konsumojnë vetëm 24 gram sheqer në ditë, ndërsa burrave u lejohet deri në 36 gram. Por a e dini se një kanoçe me pije të gazuara përmban gati 40 gram sheqer?

Padyshim që të gjithë e dinë se pijet e gazuara janë të pasura me sheqer, por shumë nuk janë të vetëdijshëm që një kanoçe me salcë domateje mund të mbajë deri në 20 gram sheqer për racion dhe lëngu juaj i preferuar i mollës edhe nesh në të shkruhet se nuk ka sheqer, përmban 25 gram sheqer vetëm në një gotë.

Në këtë artikull ju sjellim ushqimet që përmbajnë sheqer dhe që ju nuk e dinit.

1. Supat e konservuara, salcat e domateve, edhe fasulet e konservuara përmbajnë sheqer në përbërjen e tyre. Sidomos te salcat e domateve ka më shumë, pasi sheqeri përdoret për të balancuar aciditetin e domateve.

2. Një porcion kos me pak yndyrë ka 4.7 gram sheqer, ndërsa një porcion kos grek mund të ketë deri në 6 deri në 12 gram sheqer. Shumë lloje kosi me pak yndyrë dhe me aromë, ose shije të ndryshme përmbajnë forma jo të shëndetshme të ëmbëltuesve, si sakarozë ose shurupi i misrit me fruktozë të lartë.

3. Salcë sallate pa yndyrë. Ngjashëm me kosin, salcat e sallatës që kanë më pak yndyrë dhe kalori përmbajnë sasi të shtuar sheqeri. sasi të konsiderueshme të shurupit të misrit me fruktozë të lartë.

4. Gjalpi i kikirikut është një burim i proteinave dhe një element kryesor i gjithanshëm. Ndërsa llojet natyrale të gjalpit të kikirikut përmbajnë pak ose aspak sheqer, shumë variante komerciale janë të mbushura me vajra jo të shëndetshme dhe sheqerna të shtuara.

5. Një qese me patatinat tuaja të preferuara, kryesisht patatet e skuqura përmban rreth 3% -5% përmbajtje sheqeri.

6. Frutat e thata konsiderohen si një meze e lehtë e shëndetshme. Ashtu si me versionet e tyre të freskëta, ato janë të pasura me vitamina, fibra dhe antioksidantë. Por kur frutat dehidrohen, përmbajtja e ujit hiqet, duke lënë të gjitha sheqernat te frutat e copëtuara.


Shtuar 4.04.2023 17:05