“Diploma e infermierisë do na mbahet 3 vite?”, Rama-studentes: Ju ikni jashtë e nuk vini më, as ndjesë nuk thoni

Studente: Jam duke ndjekur infermierinë. Doja të dija nëse është e vërtetë që ato diplomat nuk do na jepen për 3 vite?

Edi Rama: Nuk është çështja që s’do ju jepen por është diçka që ne nuk e kemi shpikur, e bëjnë dhe në vende të tjera, diploma e mjekut dhe infermierit nuk është si e të tjerëve, ju i dedikoheni jetës së tjetrit. Përveç anës teorike ka dhjam praktike, po e studiojmë dhe kështu do ndodhë me shumë gjasë. Ndërkohë, mos harroni se këtë e kemi lidhur dhe me nivelet e bursave. Kemi pasur problem të madh me bursat e ekselentëve. Qeveria qysh më parë ka marrë një vendim që dhe ne e kemi vazhduar, që nxënësit shqiptarë që shkojnë në universitetet top, në më të mirat e botës marrin bursë nga shteti shqiptar. Por ti duhet të vish pas e të punosh në Shqipëri, kjo është marrëveshja që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme dhe e kemi vazhduar, është nënshkruar nga nxënësit dhe asnjë nuk ka ardhur, asnjë nuk ka thënë ndjesë se ato universitete janë nivel i lartë, saqë aty presin në radhë kompanitë që t’i marrin në punë. Okej, të kanë ofruar një rrogë të madhe e nuk kthehem, ne do e përmbysim këtë gjë, ne nuk do paguajmë më, të vijnë këtu e i paguajmë. Do i japim një pagë minimale, do i japim një bursë, do firmosim marrëveshje. Nëse e duan pagën e duan, nëse jo të vazhdojnë me lekët e veta.


Shtuar 4.11.2022 12:48