DINAMIKA/ Krimi horror në Devoll, si u mundua të fshehë krimin autori që vrau dy gratë gjatë grabitjes

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së krimit horror në Progë të Pogradecit ku dy gra të moshuara u gjetën të masakruara.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili, i ndaluar të shtunë nga policia e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Natën e vrasjes Ali Zili, pas krimit është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.
Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36 vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë qe autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushte viktimat. Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit, ishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës.

Për policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja.


Shtuar 6.03.2022 09:19