Dimal/ Goditi me sende të forta kunatin, arrestohet 55-vjeçari

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 55-vjeçar në Dimal, pasi pas një sherri për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë.

Sipas policisë, 55-vjeçari ë ështarrestuar në flagrance.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55-vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.03.2024 10:33