“Dil o djalë se mos keni zënë rrugën”, flasin fqinjët për vrasjen në Bulqizë, familja e autorit merret në mbrojtje

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një konflikt i ndodhur në Bulqizë i mori jetën 26-vjeçarit Dritan Manjanit.

Ka qenë Dorjan Mema ai i cili e ka vrarë me kaçavidë të riun, duke i marrë jetën.

Një banor i zonës në një intervistë për News24 kanë treguar se 26-vjeçari nuk ishte problematik, gjithashtu është shprehur se rreth orës 22:00 të natës në zonë janë parë dy makina.

I riu ka dalë jashtë pasi i kanë rënë borisë, duke menduar se mos ka zënë rrugën ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje. Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin. Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë. Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi”, ka treguar ndër të tjera një banor i zonës.

Mësohet gjithashtu se policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave./albeu.com


Shtuar 15.08.2023 09:53