Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur ditën e sotme në Kuvend, edhe pse deputetët e opozitës kishin kërkuar interpelancë me të, në lidhje me takimet me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Njëzëri deputetët demokratë i kanë bërë thirrje Ramës që të shkojë në Kuvend dhe nuk kanë pranuar që interpelanca të bëhet me të deleguarën e tij, ministren Elisa Spiropali.
Një ndër deputetët që e ka bërë në mënyrë të veçantë këtë thirrje ka qenë Flutura Açka, e cila mbante në dorë një letër ku shkruhej “Dil nga vrima Rama”. /albeu.com