“Dikush e joshi për një takim intim në pyll, ndërsa vrasësi ishte…”- Detaje nga vrasja e Bledar Dedjës, merren në pyetje 30 persona

Bledar Dedja, 39 vjeç me origjinë shqiptare, u vra me 20 plagë me thikë të shtunën, 20 janar 2024. Trupi i tij u gjet mëngjesin e 21 janarit në një pyll në Paderno del Grappa, nga një mik me të cilin duhej të shkonte për peshkim.

Vrasja e Dedjës, ende në qendër të vëmendjes

Hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, profilet sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte, për të kuptuar se kush duhej ta kishte takuar Dedjan atë pasdite dhe të gjente konfirmime për “jetën e dyfishtë” të viktimës.

RIS në vendin e krimit

Dje, e hënë, 29 janar 2024, specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Bledar Dedja. Zona ku u gjet makiana e Dedjes ishte nën kontroll dhe pak më larg nga trupi i 39-vjeçarit.

RIS do të fokusohet kryesisht në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth, por do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të Mercedes B-Class. Duke pasur parasysh se zona është e aksesueshme për publikun prej më shumë se një javë, hetimi bëhet më komplekse, por hetuesit synojnë të ngushtojnë hipotezat duke u fokusuar te automjeti.

Dedja u josh me ‘karrem’ dhe u vra nga një person i tretë

Ndërsa Ris kërkon në pyll për armën e ftohtë dhe çelësat e makinës, hetuesit përpiqen të rindërtojnë dinamikën e vrasjes.

Hipoteza kryesore për momentin është se bëhej fjalë për një krim seksual ose pasioni, pasi 39-vjeçari është gjetur me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë japin përshtypjen e një krimi të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili do të kishte vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi do të ishte fshehur në shkurre, gati për të goditur.

Një “jetë e dyfishtë”: dyshimet e gruas

Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”.

Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar njerëzit me të cilët shoqërohej i shoqi.


Shtuar 30.01.2024 18:27