“Dikush duhet ta paguaj”, Kurti: Ose reduktime ose rritje të tarifave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë në vend.

Kurti ka thënë se energjia e importuar është konsumuar e tëra dhe atë duhet ta paguaj dikush.

Ai ka thënë se rritja e tarifave dhe subvencioneve ngelen e vetmja zgjidhje.

“Energjia e importuar me çmim shumë të lartë është konsumuar, dikush duhet të paguaj dhe janë tri mënyrë se sim und të bëhet financimi, rritja e tarifave, subvencionet dhe reduktimet. E pamë se sa të dëmshme janë reduktimet edhe për bizneset edhe për amviseritë. Ne jemi në situatën ku rritja e tarifave dhe subvencioneve ngelen e vetmja rrugë përpara”, tha Kurti.

Kurti ka treguar edhe konsumin e përgjithshëm si dhe kapacitetet e prodhimit duke thënë se ka disproporcion të madh.

“Në ditën e djeshme, 18 janar në ora 23:00, ka qenë konsumi maksimal prej 1 mijë 318 megavat kapacitet. Konsumi minimal ka qenë në ora 05:00 të mëngjesit 830 megavat. I gjithë prodhimi ynë me Termocentralet është 727 megavat. Pra kemi konsumuar deri në 1 mijë e 318 megavat. Këtë diferencë dikush duhet ta paguajë. Nuk mund të konsumojmë 1318 e të prodhojmë 727 megavat”, tha Kurti.

Dikush duhet ta paguajë, dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro rrymë të importuar. Situata është e rëndë”, tha ai.


Shtuar 19.01.2022 17:00