Gjatë orëve të vona të natës së djeshme, një mjet tip “Smart” është djegur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në Durrës.
Dyshimet e para janë se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2022, gjatë natës, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit D. K., 46 vjeç. Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit është shkaktuar nga një defekt teknik. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com