Makina e një efektivi policie në Pogradec është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, 12 tetor.
Mësohet se mjeti ishte i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.
Zjarri është fikur nga forcat e MZSH, duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.
/albeu.com