Digjet kamionçina në Fier-Lushnjë (VIDEO)

Orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur në kamionçinë. Ngjarja ka ndodhur në Fier-Lushnjë dhe dyshohet se mund të jetë për shkak të një defekti

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 13.10.2022 07:28