Digjet gjatë natës “Porsche” në Vlorë

Foto ilustruese

Pak pas mesnate, një mjet tip “Porsche” është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se mjeti është në pronësi të pronësi të shtetasit D. Q, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porsche”,  në pronësi të shtetasit D. Q.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 27.12.2022 08:44