Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen Topana, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
Makina e djegur, tip Fiat, është në pronësi të shtetasit Pëllumb Mataj. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com