Policia bën me dije se orët e para të ditës së sotme është djegur një makinë pa targa në Vlorë, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”,.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.