Gjatë natës, në Shkodër është djegur një automjet.
Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, për shkak të një defekti teknik, megjithatë hetimet kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:50, në lagjen “Manush Alimani”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit R. B., 67 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com