Digjet banesa në Tiranë, vdes 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë.

Një banesë në rrugën “Ferit Xhajko” është përfshirë nga zjarri. Banesa e cila ndodhej në katin e 5-të të një pallati ëhstë djegur e gjitha, për pasojë ka humbur jetën pronari i apartamentit R.D 57 vjeç.

Njoftimi:

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 25.11.2023 08:48

Tags: , ,