Gjatë natës rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dy automjete në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha, janë përfshirë nga flakët në Shkodër.
Raportohet se mjetet e djegura janë tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.