Digjen dy makina në Vlorë dhe mjeti i një efektivi policie në Shkodër

Gjatë natës në Vlorë janë djegur 2 makina në Vlorë, në lagjen “10 Korriku”. Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J. Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip Fiat.

Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Gjithashtu policia njofton se në Shkodër rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.05.2022 08:41