Digjen dy banesa në Gjirokastër, zjarri shkrumbon gjithçka

Në Gjirokastër, dy banesa të familjeve të komunitetit rom janë përfshirë nga flakët. Si pasojë, janë djegur plotësisht. Zjarri të shkrumbojë gjithçka kishin brenda.

Nga flakët fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërsa shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur akoma.

Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërsa policia vijon hetimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 11:02