Viti 2021 largohet me diell. Moti i vrenjtur sipas meteorologes Adiola Bani nga shërbimi “Meteoalb” dy ditët e fundit të dhjetorit do t’ia lërë vendin kthjellimeve.
Ndërsa vlerat e termometrit pritet të pësojnë rritje. Temperaturat parashikon sinoptikania Bani do të jenë më të larta se normalja mujore.
Me të tilla kushte të motit pritet të vijë dhe viti 2022. Era e fortë e ditëve të shkuara në zonat bregdetare sipas meteorologëve nuk parashikohet të jetë problematike në mbyllje të dhjetorit dhe nisje të janarit. /abcnews.al