Diell dhe rritje temperaturash, 2022 nis me “këmbën e mbarë” për motin dhe vetë sinoptikanen! Priten surpriza

Ditët e fundit pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi ere.

Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë në zona të caktuara, por pritet që pas mesditës së sotme, gradualisht situata do të qetësohet.

Gjatë fundvitit temperaturat pritet të jenë të larta dhe me mot të ngrohtë, ashtu siç do të nisin edhe dy ditët e para të vitit të ardhshëm.

Pritet që në disa zona, si ajo e Korçës dhe Pogradecit, ku pothuajse çdo fundvit ka prani të reshjeve të dëborës, këtë vit të zëvendësohen nga i ngrohti.

Lajmin e ka bërë të ditur sinoptikania e njohur e Meteoalb, Adiola Bani, e cila ndërkohë pret lindjen e një fëmije në nisje të vitit të ardhshëm. Fëmija pritet të jetë vajzë./albeu.com/


Shtuar 27.12.2021 13:54