Të enjten, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera të larta të presionit atsmoferik.
Sipas sinoptikanëve, moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mugojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë 1-6m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Në mesditë ajo fiton intensitet deri mesatare dhe shpejtësi 10-12m/s kryesisht përgjatë brigjeve të detit Jon. Deti i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 7°C deri në 27°C
zonat e ulëta 9°C deri në 29°C
zonat bregdetare 12°C deri në 29°C