Kandidati për deputet Xhelal Mziu ka reaguar pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Jam shokuar sepse qëndrimi i pjesëmarrjes antuziasmi i tyre dhe konvertimi në vota është totalisht i kundër.
Çudia ndodh se në disa fshatra dhe lagje më parë kishin ektuziazëm të jashtëzakonshëm dhe janë konvertuar tjetërsim votash. Kemi patur disa bastione dhe ato kanë marrë rezultate negative. Kjo qeveri nuk heq dorë nga blerja e votave, atje ku ka gjetur terren e ka bërë.
E gjithë Shqipëria e di që ne kemi kapur një makinë me lek si ajo ka patur me dhjetra. Exit Pollet nxjerrin fitues PD dhe në fakt shohim disa rezultate të papranueshme”, tha Mziu.”- ka thënë Mziu duke nënkuptuar se nuk do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.
Mziu është kandidat i PD në qarkun e Dibrës ku PS duket se është në epërsi me 46.87 % të votave me 3 mandate ndërkohë PD me 42.48 % të votave e përkthyer me dy mandate. /albeu.com/