Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka komentuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se është e vështirë të flasësh me Albin Kurtin dhe se Prishtina nuk është e interesuar në projekte rajonale. Sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.
“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiç.
Kryeministrja serbe kujton se gjatë Procesit të Berlinit, shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.
“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit.
Unë nuk jam tepër optimiste sepse Kosova është fëmija i tyre dhe është e vështirë për ta të kthejnë kokën, por ata e kuptojnë sa e vështirë është dhe sa konstruktiv është Beogradi”, u shpreh Brnabiç./albeu.com