Di Maria dhe De Paul mbeten pikëpyetje për çerekfinalen e Kupës së Botës me Holandën.
Nëse njëri nga të dy aktualisht ka më shumë gjasa të startojë kundër skuadrës së Van Gaal , është De Paul ai që duket në formë më të mirë se Di Maria.
Në të njëjtën kohë, Scaloniai provoi dy formacione në stërvitje.
Në 4-3-3 që provoi fillimisht, opsionet ishin si më poshtë: Em. Martins – Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico – De Paul, Enzo Fernandes, McAllister – Messi, Alvarez, Di Maria.
Në 5-3-2 opsionet ishin këto: Em. Martines – Molina, Romero, Otamendi, Lis. Martines, Acuña – Fernandes, Paredes, McAllister – Messi, Alvarez. /G.D albeu.com/