Dhunuan nënat dhe bashkëshortet, arrestohen 4 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, ndërsa një tjetër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftim policie

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës e Krujë dhe të Postës së Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com