Dhunuan fizikisht babë e bir, procedohen penalisht katër persona në Vlorë

Policia në Vlorë ka proceduar penalisht katër shtetas të cilët për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht babë e bir.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic.

Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic.


Shtuar 29.05.2021 09:47