Dy persona janë arrestuar sot në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. D., 57 vjeç, dhe G. D., 25 vjeç, të dy banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.