Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për organizatorin dhe autorët

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, organizatorin dhe njëri nga autorët e sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Seanca ndaj tyre pritet të zhvillohet ditën e sotme.


Shtuar 1.06.2024 09:01