Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas 49 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të bijës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com