Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djali të tij dhe më pas ka djegur shtëpinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”, thotë policia./albeu.com