Dhunoi Sali Berishën, itinerari që ndoqi Gert Shehu para incidentit, u bashkua me turmën sa pa kreun e PD-së

Protesta e sotme e thirrur nga opozita u shoqërua me incidente që për një moment hoqën vëmendjen nga samiti që po mbahej në Tiranë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryedemokrati Sali Berisha u sulmua fizikisht nga një person që më vonë u identifikua si Gert Shehu. Ky i fundit goditi Berishën në fytyrë, ndërsa u neutralizua më vonë nga badigardët e ish-kryeministrit.

Fillimisht autori shihet duke dalë nga xhamia e Tabakëve. Më pas ai është u drejtuar për në Bulevardin Zhan D’Ark dhe për një moment është ndalur pranë kishës “Katedralja e Shën Palit”. Kur sheh Berishën duke dalë nga selia e PD, ai bashkohet me pjesën tjetër, ndërsa më vonë kreu sulmin.

Autori tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa u raportua edhe se ai kishte problem të shëndetit mendor.

 


Shtuar 6.12.2022 23:03