Dhunoi mbesën 8-vjeçare, procedohet 30-vjeçarja në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës, ka proceduar penalisht një shtetase, e cila dyshohet se ka dhunuar mbesën e saj 8-vjeçare.

Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimin penal për shtetasen G. K., 30-vjeçe, banuese në Gjirokastër.

30-vjeçarja pritet të hetohet në gjendje të lirë për dhunën e ushtruar ndaj mbesës së saj.