Dhunoi dhe kanosi me thikë nipin, arrestohet 59-vjeçari në Vlorë

Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar në Vlorë pasi ka kanosur me mjet të mprehtë niin si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, po  nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi S. M., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarsia 3”, ka vjedhur cantën e shtetasit M. P,  në të cilën ndodheshin një shumë parash si dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 09:41