Klajdi Jaupi, 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.”
Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Albeu.com