Dhunoi barbarisht një grua te QSUT, lihet i lirë nipi i deputetit të PS

Ramazan Rraja, i riu që dhunoi barbarisht një grua brenda ambjenteve të QSUT-së në Tiranë, është liruar nga burgu.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në ABC.

“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.

Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.

Kujtojmë se Ramazan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëri i parë me Rexhep Rrajën, i riu që u përfshi në një skandal me ish të dashurën e tij, Xhisiela Maloku./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 14:04